Fillon takimi i kryeministrit Hoti me rektorët e universiteteve publike

Ka filluar takimi i kryeministrit të vendit Avdullah Hoti me rektorët e universiteteve publike.

I pranishëm me Hotin ishte zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri, ndërsa nga rektorët ishte ai i Universitetit të Prishtinës, Marian Dema, ai i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi dhe të tjerët.

Pas këtij takimi kryeministri Hoti do të mbajë edhe një konferencë për media.