Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka shpallur nisjen zyrtare të sezonit ngrohës 2024/2025 në kryeqytet, në një ceremoni që u mbajt në prani të Kryeshefit Ekzekutiv të Termokos-it, Fisnik Osmani, aksionarëve dhe Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes.
Rama është shprehur se nëpërmjet shërbimit të Termokos-it, po ndërtohet një kryeqytet më i pastër dhe më miqësor për mjedisin.
“Nëpërmjet shërbimit të Termokos-it, po ndërtojmë një kryeqytet më të pastër dhe më miqësor për mjedisin. Ky rrjet ngrohjeje mbulon mbi 33 mijë njësi banesore, me rreth 25 mijë konsumatorë aktivë, që përfaqësojnë më shumë se 130 mijë banorë. Gjithashtu, kemi rreth 1 mijë objekte banesore të kyçura në rrjet, me një sipërfaqe totale prej rreth 2.800.000 m², nga të cilat rreth 2.200.000 m² janë aktualisht aktive.”, ka thënë Rama.







