Me rreth 40 minuta vonesë ka filluar seanca për zgjedhjen e postit të presidentit.
Pasi kryekuvendari Glauk Konjufca uroi festën e Pashkëve, dhe kërkoi nga deputetët të respektojnë masat anti-Covid, ftoi komisionin dhe filloi votimi nga deputetët.
Kujtojmë se mbrëmë ka dështuar dy herë votimi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në raundin e parë.
Në votim nuk morën pjesë tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj.
Duke qenë se në votimin e parë duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e shty për sot në ora 17:00 mbajtjen e seancës plenare, e cila pritet të fillon pas më pas se një ore.







