Fillon seanca ndaj Haxhiut, Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiut

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka filluar seanca për shqyrtimin fillestar ndaj ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish deputeteve, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi.

Ata akuzohen se në shkurt të vitit 2016 kanë futur bombola të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku tha se mbahet shqyrtimi fillestar është i hapur për publikun dhe mediet.

Tri ish deputetet, Albulena Haxhiu, Besa Baftiu dhe Donika Bujupi u deklaruan se do mbrojnë vetë. Ndërsa, i akuzuari Pal Lekaj tha se mbrohen me avokatit Arianit Koci.

Aktakuza e Prokurorisë thotë se të akuzuarit Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj – Bujupi e Pal Lekaj, në shkurt të 2016-ës, kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale armëmbajtje pa leje.