Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë goditur sërish tavolinat në sallën e Kuvendit, duke kërkuar që Selmanaj të del jashtë sallës.

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci i ka lutur deputetët që të mundësojnë mbajtjen e seancë.

Si pasojë e gjendjes, Nagavci sërish ka dërguar Kuvendin në 10 minuta pushim, për t’u konsultuar sërish me shefat e Grupeve Parlamentare.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës i filloi punimet në ora 10:30 ndërsa ato u ndërprenë pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk lejuan që ajo të vazhdojë nën prezencën e zv/kryeministrit Driton Selmanaj.