Bazuar në planin rregullues të qytetit të Deçanit, Komuna e Deçanit është duke bërë përpjekje që të zbatoi në përpikëri ketë plan rregullues duke ju krijuar kushte më të mira qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Sipas njoftimit, në qendër të qytetit sot ka filluar largimi i lokaleve të cilat do të zëvendësohen më hapësira gjelbëruese si dhe do të mundësojnë zgjerimin e rrugës kryesore të qytetit.

Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj i shoqëruar më bashkëpunëtor bashkë më kompaninë e kontraktura sot kanë filluar largimin e këtyre lokaleve nga qendra e qytetit.

Ndonëse pronarët e këtyre lokaleve ishin njoftuar më kohë por edhe Qeveria e Republikë së Kosovës ka ndarë mjete të mjaftueshme për shpronësim.