Fillon rinumërimi i 1 mijë 428 vendvotimeve. Në QNR do të punohet me dy ndërrime

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se në këto momente ka filluar procesi i rinumërimit pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Pasi e kemi marrë vendimin e PZAP-it dhe pasi kemi parë me vëmendje listën e vendvotimeve që duhet të rinumërohen, mund t’iu them se janë: 1 mijë e 428 vendvotime që do të rinumërohen gjatë ditëve në vazhdim. Pra, nga lista e PZAP-it 30 vendvotime ishin të shënuara nga dy herë dhe 12 vendvotime të tjera janë rinumëruar më parë në QNR me vendim të KQZ-së. Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të punojë në 2 ndërrime si dhe është shtuar numri i tavolinave apo njësive të numërimit nag 23 në 32, në mënyrë që të arrijmë që sa më shpejt të përmbyllim të gjithë këtë proces. Për të vëzhguar procesin e rinumërimit janë njoftuar edhe subjektet politike, të cilat mund të dërgojnë nga 1 vëzhgues për secilën njësi numërimi”, ka thënë Elezi. /Ballkani.info/

loading…