Fillon qarkullimi në linjën Prishtinë – Keçekollë – Prapashticë, ky është orari

Trafiku Urban ka marrë vendim për të filluar qarkullimin e linjës 15 edhe për 9km shtesë në Prishtinë, prej sot.

Linja do të jetë prej Prishtinës, Keçekollë e në Prapashticë.

Kreytari i komunës, Shpend Ahmeti, ka shkruar se nëse paraqitet kërkesa nga banorët, duhet të shqyrtohet mundësia për ndyryshimin e orarit.

“Prej sot, Trafiku Urban ka marrë vendim për të filluar qarkullimin e linjës 15 edhe për 9km shtesë në Prishtinë – Keçekollë – Prapashticë. Orari më poshtë duhet të respektohet, mirëpo në rast se paraqitet kërkesa apo nevoja nga ana e banorëve duhet të shqyrtohet mundësia e ndryshimit në bashkëpunim me banorët të cilët e shfrytëzojnë këtë linjë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.