Fillon peticioni për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

Plisat, grupi i tifozëve në Prishtinë ka njoftuar se nga nesër do të fillojë peticioni për vendosjen e shtatores së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari në Prishtinë.

Sipas njoftimit të këtij grupi në Facebook, tenda për nënshkrimin e peticionit do të vendoset afër shtatores së Skenderbeut nga dita e nesërme.

“Të shkruash për komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Vepra dhe sakrifica e familjes Jashari është një vepër unike, vepër e cila ka sensibilizuar shumë bashkatdhetarë të tjerë t’i bashkangjiten Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ne të gëzojmë këtë liri që kemi sot”.