Peticion

Fillon peticioni për rikthimin e Shefqet Krasniqit si imam në xhaminë e Madhe

Ish-imami i xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi njihet për opinionin publik si predikues i dispozitave islame – nga disa të pëlqyera e admiruara, por kishte nga ata që e kundërshtuan për interpretimin e tij raport me fenë.

I akuzuar për terrorizëm në shtator të vitit 2014 ishte arrestuar nga njësia speciale.

Sistemi i drejtësisë me gjithë segmentet e tij e kishin shpallur të pafajshëm nga akuzat, Shefqet Krasniqin.

Bashkësia Islame e Kosovës(BIK) e kishte larguar, Shefqet Krasniqin nga pozita e imamit. Ai vazhdoi punën si profesor në Fakultetin e Studimeve Islame(FSI).

Pas shpalljes së pafajësisë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë, ka fillaur një peticion që kërkon rikthimin e  Shefqet Krasniqit si imam në Xhaminë e Madhe.

Arian Xhezairi, në një postim në Facebook ka publikuar peticionin – duke ju kërkuar miqëve nënshkrimin dhe shpërndarjen e tij. /Ballkani.info/