Fillon numërimi i votave me postë

Me 6 tetor qytetarët e Kosovës kanë votuar për përfaqësuesit e tyre.

Por, ende nuk janë numëruar të gjitha votat duke përfshirë votat me me kusht, votat e personave me aftësi të kufizuar dhe votat me postë.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi për Ballkani.info ka njoftuar se ka filluar numërimi i votave me postë

“Ju njoftoj se në këto momente ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019”, ka thënë ai.

Më tutje ai ka sqaruar procesin deri tek ky numërim.

“Ky numërim fillon pas vlerësimit që i është bërë pakove me fletëvotime që kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës. Vlerësimi, si proces, ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon, në mënyrë që fletëvotimi të aprovohet ose refuzohet”, ka shtuar Elezi”.

Zëdhënësi i KQZ-së ka japur një shpjegim edhe për arsyet e refuzimit dhe vlerësimet e KQZ-së.

“Kësisoji, gjatë periudhës së vlerësimit janë proceduar dhe vlerësuar 16 mijë e 189 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre 13 mijëe 491 janë aprovuar, ndërsa 2 mijë e 698 janë refuzuar.
Arsyet se përse janë refuzuar rreth 2 mijë e 700 persona janë si në vazhdim:
1 mijë e 74 persona që nuk kanë aplikuar në periudhën për t’u regjistruar si votues jashtë vendit;
• 204 aplikues të cilët janë refuzuar gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit; • 62 persona të cilët janë dërguar pako me fletëvotime më shumë se një herë;
• 797 raste të tjera kur personat që nuk janë identifikuar që kanë dërguar fletëvotim; dhe
• 561 persona që nuk e kanë dëshmuar identitetin me dokumente valide të identifikimit (që kanë ërguar kopje të dokumenteve me afat të skaduar).
Numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve do të bëhet në 23 tavolina numërimi. Rezultati i këtij numërimi do të përditësohet kohë pas kohe në tabelën e QNR-së si dhe gjithashtu formularët që plotësohen pas këtij numërimi do të skanohen dhe publikohen në ueb faqe të KQZ-së”, ka përfunduar Elezi.

Pas numërimit të këtyre votave pritet edhe çertifikimi i rezultateve që do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë. /Ballkani.info/

loading…