Fillon ndeshja, Prishtina kërkon fitore. Pak tifozë në “Fadil Vokrri”

Ka filluar ndeshja e parakualifikimeve për në Europa League ndërmjet Prishtinëa dhe St Josephs.

Prishtina në këtë ndeshje ka hyr me formacion 4-2-3-1 për dallim nga mysafirët që kanë startuar me sistemin 4-3-3.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e shtatë për Prishtinën në garat ndërkombëtare dhe e para në shtëpi, në cilësinë e vendasit që nga viti 1984.

Kujtojmë që Prishtina ka bërë disa përforcime në afatin kalimtar veror ku tre prej futbollistëve si Shillova Uka dhe Krasniqi janë startues ndërsa lojtar si Ahmet Januzi dhe Tun Bardhoku nuk kanë arritur të licencohet për këtë ndeshje.