Mbledhja

Fillon mbledhja e kryesisë së Kuvendit për seancë të jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit ka nisur mbledhjen e paralajmëruar për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

Në rend dite është kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Pas mbledhjes së kryesisë, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme.