Fillon faza e tretë e lehtësimit të masave, nga sot lejohen këto veprimtari

Sot fillon faza e tretë e lehtësimit të masave të vendosura nga qeveria në detyrë për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit.

Faza e tretë e lehtësimit të masave përfshinë:

-Transportin urban dhe ndërurban;

-Taksitë;

– Kafeteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare;

– Kopshtet dhe çerdhet për moshat 0-5 vjeç;

– Nga data 8 qershor deri më 19 qershor bëhet kthimi klasëve të nënta nëpër shkolla dhe organizohet testi i arritshmërisë i cili do të mbahet me 23 qershor;

– Nga data 15 qershor deri më 30 qershor bëhet kthimi i klasëve të dymbëdhjeta nëpër shkolla dhe organizohet testi i maturës i cili do të mbahet me 4 korrik;

– Hapen kufijtë tokësorë në pikat kufitare si në vijim: Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë;

-Rikthehen nëpër institucione publike të gjitha veprimet dhe i gjithë stafi;

-Barnatoret e liçensuara i rikthehen punës dhe orarit të rregullt;

– Bëhet hapja selektive e aktiviteteve sportive.

Këto vendime u morën nga qeveria në detyrë meqenëse situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar.