Fillon dialogu në Bruksel, Borrell: Palët nuk e kanë të lehtë

Në Bruksel po zhvillohen sot takimet në nivelin e lartë në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, nga i cili Bashkimi Evropian pret edhe rezultate konkrete.

Ministri i Jashtëm i BE, Josep Borrell njoftoi më herët se tema të rëndësishme do të diskutohen në takimin e sotëm të nivelit të lartë në kuadër të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Këto tema, siç tha ai, janë çështja e të pagjeturve, çështja e të zhvendosurve dhe bashkëpunimi ekonomik, shrkuan Reporteri.

Borrel ka thënë se të dy temat janë shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme për marrëdhëniet e ardhshme midis Serbisë dhe Kosovës dhe për jetën e përditshme të qytetarëve të të dy vendeve.

“Të dy temat janë shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme për marrëdhëniet e ardhshme midis Serbisë dhe Kosovës dhe për jetën e përditshme të qytetarëve”, tha Borrel.

Në një deklaratë të publikuar para fillimit të raundit të tretë të dialogut, në të cilin po marrin pjesë kryeministri, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, Josep Borrell mirëpriti deklaratën e përbashkët në të cilën të dy palët riafirmuan përkushtimin e tyre mbi dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Sigurisht, pozicionet e tyre ndryshojnë, por ata janë këtu për të gjetur gjuhë të përbashkët dhe, përmes zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura, për të punuar në arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve” deklaroi Borrel.

Ai shton se ekipe ekspertësh nga Beogradi dhe Prishtina punuan në çështjet e marrëdhënieve ekonomike të humbura, të zhvendosura dhe ekonomike gjatë verës.

“Këto biseda nuk janë gjithmonë të lehta. Unë jam i lumtur të shoh përkushtim dhe respekt nga të dy palët,” thotë Borrel.