dekorrimet
Fillon dekorimi i Prishtinës për festat e fundvitit
Më në fund ka nisur dekorimi i kryeqytetit të Kosovës për festat e fundvitit.
Në natën e së hënës ka filluar vendosja e dekorimeve në sheshet e Prishtinës.
Komuna e Prishtinës ka marrë kritika të shumta për vonesat në dekorimin e qytetit për festa.
Adonis Tahiri, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, i ka thënë RTK’së ditë më parë se pas përfundimit të procedurave të tenderimit, është përzgjedhur kompania, por për shkak se kompania e dytë ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, ky proces është vonuar.
Ai ka treguar po ashtu se në sheshin “Zahir Pajaziti’, do të vendoset tregu i fundvitit.
Teksa në Prishtinë vetëm sa ka nisur dekorimi i qytetit, vendet e rajonit tashmë kanë dekoruar kryeqytetet e tyre.