Fillon ceremonia e varrimit të Bob Dole, marrin pjesë Biden dhe Clinton

Ka nisur ceremonia e varrimit të ish-senatorit amerikan Bob Dole dhe mikut të kosovarëve, i cili vdiq javën që lamë pas.

Në ceremoni janë parë të pranishëm shumë persona, duke përfshirë këtu edhe presidentin amerikan, Joe Biden dhe ish-presidentin Bill Clinton.

Varrimi do të bëhet në Katedralen Kombëtare në Washington.

Senatori Dole disa muaj më pas ishte diagnostifikuar me kancer të mushkërisë dhe ishte në fazën e katër.

Ish-politikani amerikan ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Liderë e politikanë kosovarë kanë shkruar dhe kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

Ndërsa, presidenti amerikan Joe Biden tha se ka humbur një mik shumë të mirë.