Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është e ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.
Haxhiu ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për sulmet e Vjosa Osmanit ndaj Albin Kurtit. Osmani në emisionin Pressing Zgjedhor e kishte krahasuar Kurtin me presidentin famëkeq të Venezuelës, Hugo Chavez.
“Këto janë deklarata të panikut dhe të ulëta”, ka thënë Haxhiu.
“I bëjnë këto deklarata spse e dijnë që mbështetja e qytetarëve për ne është më e madhe. Para ca kohëve qytetarët na thonin a po fitoni?, ndërsa tani na drejtohen me pyetjen a po fitojna?”
Tutje Haxhiu ka thënë edhe se çdo votë për Lëvizjen Vetëvendosje është votë për një koalicion LVV-LDK, dhe çdo votë e tillë e dërgon PDK’në në opozitë.
