Fillon asfaltimi i segmentit të fundit të rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Krahas asfaltimit, ky projekt kompleton infrastrukturën nëntkësore në qytet, si: rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik, si dhe rrjetin e rrymës elektrike dhe telefonisë kabllore.

“Do të vazhdohet me punime në ndërtimin e trotuareve dhe rrjetit të ndriçimit publik. Falënderoj banorët dhe bizneset që shtrihen përgjatë kësaj rruge, për ndihmën dhe mirëkuptimin e treguar gjatë realizmit të këtij projekti, duke qenë i vetëdijshëm për vështirësitë që kanë pasur në qarkullim gjatë zhvillimit të puimeve”, ka thënë kryetari i Podujevës, Agim Veliu. /Ballkani.info/

loading…