Komuna e Junikut
Fillon asfaltimi i rrugës Junik – Gjeravicë, Shehu thotë së është projekt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrugës Junik-Gjeravicë (segmenti Gjocaj – Livadh i Madh).
Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se rruga është projekt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ballkani.info.
“Sot kemi filluar me asfaltimin e rrugës Junik-Gjeravicë (segmenti Gjocaj – Livadh i Madh). Përndryshe rruga e Gjeravicës shënon një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies në Komunën e Junikut. Tanimë po realizohet edhe ky projekt i shumëpritur. Vazhdojmë me punë dhe suksese tjera”, ka shkruar Shehu./Ballkani.info/
Postimi plotë: