Ministria e Bujqësisë

VIDEO| Fillon aksioni, ministri Peci rrënon sot pompën e derivateve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur një aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën Industriale që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.

Kjo hapësirë ishte shfrytëzuar nga një biznes privat që shërbente si pompë e derivateve dhe kishte kontratë qiramarrëse nga viti 2018.

Lirimi i kësaj hapësire bujqësore do të bëhet bazuar në një paralajmërim që Ministria e Bujqësisë i kishte bërë biznesit ‘Pompa e Derivateve Patroni’ në tetor, si dhe në dhjetor të vitit të kaluar.

“Ekzekutimi i vendimit do të bëhet nga personat dhe organet kompetente të autorizuara të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe me asistimin e Policisë dhe Drejtorisë së Inspektimeve të Komunës së Prishtinës”, thuhet në vendim

Aksioni për lirimin e kësaj hapësirë publike ka nisur që nga ora 12:00.

@ballkani.info Nis aksioni, me vendim te ministrit Peci do të rrënohet pompa e derivateve “Patroni” në Fushë Kosovë #patroni #fushekosova #derivative #peci #qeveria #bigbrother ♬ original sound – Ballkani.info

BONUS VIDEO: Së shpejti nis vaksinimi kundër virusit të HPV-së, doktoresha Xhevrije Canolli jep detaje