Fillojnë talljet me protestën e Ramabajës: Nuk i paskan zënë sheshet protestuesit

Kanë filluar talljet me protestën kundër Asociacionit, të cilën sot e ka organizuar aktivisti i njohur i VV-së, Sadri Ramabaja.

Numri shumë i vogël i protestuesve dhe gabimet trashanike drejtshkrimore në parullat e protestuesve janë bërë objekt tallje nëpër rrjete sociale.

Analisti Ilir Mirena ka ironizuar me numrin e vogël të protestuesve, duke thënë se ata nuk i kanë zënë sheshet.

“Çka do me thane vullneti i popullit! Si paskan zane sheshet protestuesit e pushtetit”, ka shkruar Mirena.

Kurse, analisti tjetër Afrim Haliti ka ironizuar me shkrimin e parullave, të cilat mbanin gabime të tmerrshme drejtshkrimore.

“‘NE EMERË TE POPLLIT SHÇIPTAR KUNDER ASOSACIONIT ME SHUMIC SERBE’. Ja u honksha nysat more analfabeta”, ka shkruar Haliti.