Zëdhënësi për media në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se janë duke i bërë përgatitjet e fundit për të filluar rinumërimin e 12 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit të Votave (QNR).

Elezi në një konferencë për media ka theksuar se arsyet se pse këto vendvotime janë duke u rinumëruar janë se fletëvotimet atje nuk kanë mbërri me kohë dhe se formularët nuk kanë mundur të procedohen.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e vetëm 12 vendvotimeve gjatë ditës së djeshme”.

“Vendvotimet që rinumërohen i takojnë disa komunave: Gjakovë (1), Fushë Kosovë (1), Rahovec (1), Podujevë (3), Prizren (2), Skënderaj (1), Suharekë (1), Ferizaj (1) dhe Vushtrri (1)”, ka thënë Elezi.