Fillojnë çarjet në Qeverinë e Serbisë për shkak të Kosovës

Kanë filluar çarjet në qeverinë serbe. Partia Popullore serbe e Nenad Popoviqit ka njoftuar sot se është e gatshme të mos jetë pjesë e Qeverisë së Serbisë nëse dikujt i pengon që “mbron Kosovën” dhe Kushtetutën e Serbisë.

“Jemi të gatshëm që mos të jemi pjesë e qeverisë nëse dikujt i pengon që të forcojmë marrëdheniet miqësore me Rusinë dhe Kinën dhe që themi se nuk do të japim asnjë metër tokë, e as që për shkak të integrimeve evropiane të jemi popull gjenocidal”, thuhet në njoftim, transmeton Ballkani.info.

“Le të largojnë ministrin (Nenad) Popoviq dhe të njoftojnë qytetarët që e kanë larguar për shkak të respektimit të Kushtetutës dhe Rezolutës 1244 sa i përket Kosovës. Dhe për atë që nuk ishte i gatshëm që ta shkelë betimin që e ka dhënë në Kushtetutë, si të gjithë ministrat tjerë, që e tërë Kosova është Serbi. Asnjë metër më pak”, ka thënë SNP.

Ata kanë thënë se gjithnjë kanë qenë korrekt dhe lojal ndaj si partner i koalicionit, pasi që të gjithë që i bëjnë janë publike dhe asgjë “nuk bëjnë pas shpine”.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, një “kukull” e presidentit Aleksandar Vuçiq, ka reaguar dje pas deklaratës së Popoviqit se Marrëveshje e Brukselit është e “vdekur” dhe se “më nuk ka integrime evropiane për Serbisë. Ajo ka thënë se Popoviq ka dhënë qëndrim të kundërt me atë të Qeverisë, anëtar i së cilës është.

Bërnabiq tutje ka thënë që secili anëtar i qeverisë është i detyruar që të impelemntojë politikën e përbashkët, kurse ata që nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë “janë të lirë të largohen”. /Ballkani.info/

loading…