Filipinet mbysin 7 mijë derra për shkak të përhapjes së gripit

Filipinet i kanë raportuar rastet e para të gripit afrikan të derrave, duke u bërë shteti më i ri që goditet nga sëmundja që ka mbytur shumë derra nga Sllovakia deri në Kinë. Kjo sëmundje ka ndikuar që të rritet çmimi i mishit të tyre.

Ky virus nuk është i dëmshëm për njerëzit, por shkakton hemorragji te derrat dhe përfundon pothuajse gjithmonë me ngordhjen e tyre. Ende nuk ekziston ndonjë vaksinë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes, prandaj mënyra e vetme e luftimit të përhapjes është mbytja e derrave të prekur.

Vitin e kaluar, gripi afrikan i derrave është përhapur shpejt në Azi. Rastet e para u shënuan në Kinë në gusht të vitit 2018, por më vonë u përhap edhe në Vietnam, Laos, Birmani, Kamboxhia, Mongoli dhe Kore Veriore.

Rastet e para në Filipine u regjistruan në dy qyteza afër kryeqytetit Manila. Ministri filipinas i bujqësisë, William Dar, tha se autoritetet i kanë vrarë shtatë mijë derra në një rreze prej një kilometri.

Ai tha se Filipinet nuk janë duke u përballur me epidemi të këtij gripi dhe kërkoi nga banorët e këtij shteti që të vazhdojnë ta konsumojnë mishin e derrit, i cili paraqet treg të rëndësishëm dhe përfshin 60 për qind të mishit të shitur në Filipine, shkruan “The Guardian”.

loading…