Asambleistja e Prishtinës, Fiknete Bejta pas masave parandaluese kundër koronavirusit- COVID-19 që mori Qeveria e Republikës së Kosovës ka thënë se Qeveria duhet të ndihmojë sekorin privat dhe ekonominë e vendit.
Bejta i ka propozuar Qeverisë së Kosovës për shtyerje të afateve të pagesave të kredive dhe të afateve të raportimeve financiare tatimore.
Postimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës krahas masave parandaluese kundër COVID-19, në përkrahje të sektorit privat dhe ekonomisë së vendit në përgjithësi duhet të ndihmojë këto subjekte gjatë kësaj krize.
Pêr të parandaluar përshkallëzimet dhe dëmin potencial që mund të shkaktohet tek subjektet juridike e qytetarët qeveria duhet të vendos për shtyerje të afateve të pagesave të kredive dhe të afateve të raportimeve financiare tatimore.
Ky veprim i qeverisë do të ishte shembull i mirë dhe mjet për lehtësimin e ngarkesës financiare të sektorit privat dhe individëve të cilët do ta kenë gjatë kësaj faze të pandemisë.







