Asamblistja e komunës së Prishtinës Fiknete Bejta ka ironizuar me protestën e Vetëvendosjes që do të mbahet sot në sheshin Skënderbe në Prishtinë. Ajo ka krahasuar çmimet e maskave 20 euro me çmimin e një protestuesi me 5 euro, siç thotë ajo.
Bejta ka reaguar në Facebook rreth këtyre çmimeve.
“1 maskë 20euro, 1protestues 5 euro”, ka shkruar ajo. Ndërsa ky reagim i Bejtës vjen pas tendereve milionëshe të Minsitrisë së Shëndetësisë, e cila ka paguar produkete shëndetësore me çmime aspak të arsyeshme. Maskat në këtë kohë pandemia janë blerë në çmim prej 20 eurosh, ndërsa alkooli 40 euro.
Ministria e Shëndetësisë në kohën e pandemisë e që drejtohet nga Arben Vitia ka blerë barna e pajisje medicinale për luftimin e Covid 19 në vlera milionëshe.
Vetë Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në lidhje me tenderët në kohë pandemie dhe keqpërdorimet që janë bërë.
Bardiqi njoftoi se kërkuar të anulohet tenderi prej 8 milionë eurosh si shkak i keqpërdorimeve në të cilin është paraparë rritja e çmimeve të masave mbrojtëse.
Vlera e tyre në vitin 2019 ka qenë 1.40 euro kurse gjatë pandemisë maska ka pas vlerën prej 20 euro e alkooli 40 euro.
Blerje edhe tilla me çmim shumë të lartë dhe dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dëmtimin në shuma milionëshe të buxhetit të Kosovës, MSh dyshohet se ka bërë edhe për produkte të tjera dhe me procedura të negociuara.







