Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave, Besnik Bislimi se papaunësia në Kosovë është ulur për 6.6 për qind.
“Ministri Bislimi tash ju paska kthy termit informalitet. Por prapë nuk është reale ajo çka ka deklaruar, nuk ka rritje të vendeve të punës por vetëm formalizim (për 3 muaj sa paguan qeveria) sepse ato vende kanë qenë vende pune, qytetarët kanë marrë paga por jo me letra. Nëse i referohet kësaj, rënies së informalitetit atëherë edhe mund të pajtohemi me të”, ka shkruar Bejta.
Sipas saj, me rritjen ekonomike 4.2% sa ishte për 2019 dhe më pak se 3.5% që pritet të jetë këtë vit, të jemi realist nuk ka vend për rënie të papunësisë për 6.6% as për një vit dhe lere më për dy muaj.
“Kosova sa për deklarata të tilla pa mbulesë ka më shumë nevojë urgjente të bëhet me një Pako ekonomike të analizuar mirë për rimëkëmbjen ekonomike pas gjendes së bllokadës dymujore”, ka shkruar ajo.







