Fiknete Bejta: Mos e shisni të ardhmen për premtime boshe

Asambleistja e AAK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta, thotë se nuk ka garë në Kosovë.

“Nuk ka garë për vendet e punës, nuk ka garë në Universitet, nuk ka garë lojale as në politikë. Nepotizmi dhe korrupsioni janë shëndrruar në kancer për vendin, e si rrjedhë e këtyre punësimet pa meritë dhe keqpërdorimet e kanë krijuar klinetelën votuese edhe “për deputet që kryjnë punë””, thekson ajo.

Sipas saj, fushata elektorale nuk fokusohet tek parimet e projektet por tek premtimet dhe drekat e darkat.

Pjesa tjetër e postimit të Fiknete Bejtës:

Të dashur qytetarë , mos e shisni të ardhmen për premtime boshe.
Sot e deri me 6 tetor keni me dëgju llojlloj premtimesh , kanë me ju ofru vende pune, jetë më të mirë, trajtim çështjesh, e besa kanë me ju gënjy se ata janë ministra potencial, zëvendësministra potencial etj etj.
Përpara se të merrni vendime, bëjeni vetës këto pyetje:
Kush janë ata? si arritën deri në atë pozitë që juve me ju dhënë premtime ? Pse nuk bënë diqka paraprakisht për juve? Cili ishte angazhimii tyre paraprakisht për këtë komunitet?
Shfrytëzoni rastin besoni tek njerëzit më të mirë , më të përgjegjshëm, tek njerëzit që janë të prirë të jetojnë prej punës së tyre dhe se nuk pranojnë t’ju shërbejnë krimit e grupeve kriminale për një grusht vota.
Besoni në njerëz (nga cilado parti qofshin) që nuk e kanë në interes primar pasurimin e vetës e familjes së vet duke e dëmtuar buxhetin e shtetit, duke keqpërdorë pozitën zyrtare e duke i favorizuar grupet kriminale.
Njerëzit që do të zgjidhen deputet e krijojnë mozaikun e sistemit qeverisës dhe varet nga ju se si do të duket ky mozaik.
Vendosni për njerëzit më të mirë për vendin për të orientuar politikë-bërjen drejt shqetësimeve tuaja, për të ndryshuar dhe përmirësuar jetën tuaj. Indiferenca, mospjesëmarrja, e për më keq shitblerja e votës, investojnë papërgjegjshmërinë e pushtetit.

loading…