Fiknete Bejta: Alternativës 100% po i bashkohen dhe po i besojnë të gjithë

Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Fiknete Bejta vazhdon të jetë shumë active në fushatën parazgjedhore.

Ajo sot ka takuar banorët e fshatit Makoc të Prishtinës.

“Frymë fitoreje gjithandej! Njëjtë ishte edhe në Makoc të Prishtinës, ku bashkë me kolegun Frashër Krasniqi, u pritëm dhë bashkëbiseduam me qytetarët e kësaj ane”, ka shkruar ajo.

Sipas Bejtës, alternativës 100% po i bashkohen dhe po i besojnë të gjithë.

“… sepse Kryeministri Haradinaj ka dëshmuar për 18 muaj qeverisje, se është lider i guximshëm, i dijshëm dhe shumë i përkushtuar për të mirën e shtetit dhe të gjithë qytetarëve”, ka thënë Bejta.

Bejta në listën zgjedhore mban numrin 54. /Ballkani.info/

loading…