Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, është pritur ngrohtësisht nga banorët e Janjevës së Lipjanit.

“Një takim i ngrohtë me qytetarët e Janjevës së Lipjanit, ku bashkë diskutuam për investimet e nevojshme në infrastrukturë që do të realizohen pas 9 shkurtit me Kryeministrin e ardhshëm Lumir Abdixhiku”, ka shkruar Bejta.

Sipas saj, Janjeva e njeh tashmë dorën e LDK-së në qeverisje me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, por me LDK-në në Qeveri, përfitimet për Janjevën dhe gjithë Kosovën do të jenë edhe më të mëdha.

Bejta në këto zgjedhje kandidon me numër 69. /Ballkani.info/