Fifin nuk e ndal shiu të interpretojë ‘për njerëzit që duan muzikën e saj’

Duke qenë një këngëtare e shumë e pëlqyer, Filloreta Raçi ka mbajtur një numër të madh koncertesh duke marrë gjithmonë dashurinë e publikut.

Natyrisht që me performancat muzikore, ajo ua shpaguan fansave të saj këtë admirim.

Në një koncert të mbajtur së fundmi në Shkup, Fifi ka interpretuar në shi duke e bërë të qartë se nuk e ka penguar moti i keq që të këndojë për ata që e duan muzikën e saj.

Këngëtarja ja shpërndarë një fotografi në Instagram, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar edhe video të shumta, ku ajo shfaqet duke performuar në shi.

“E dashuroj muzikën akoma më shumë kur këndoj për njerëzit që ma duan muzikën”, është përshkrimi i kësaj fotografie. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/fifi.official.fr/adispatushi)