Fifi uron të dashurin për ditëlindje: Do të të ruaj gjithë jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, krahas karrierës së suksesshme muzikore po shijon edhe jetën personale.

Ajo prej disa muajsh është në një lidhje dashurie me Adis Patushin, ndonëse është komentuar mjaft shumë për marrëdhënien me të.

I njëjti ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen, teksa me këtë rast nuk ka munguar një befasi nga artistja.

Ajo ka postuar fillimisht një video në Instagram, ku shihet duke interpretuar këngën e ditëlindjes dhe duke i dhuruar një tortë.

Në postimin tjetër, 27-vjeçarja ka shprehur haptazi dashurinë që ka ndaj partnerit.

“Adisin Fifi e do shumë. Gëzuar Ninxha im, gëzuar o ma i bukuri botës. Më gjete dashuri dhe do të të ruaj gjithë jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër”, tha ajo.

“Të gjithë botën e kthej përmbys për ty, gëzuar dashuri”, shkroi Fifi në tjetrin postim.

Fifi është përfolur tejet shumë për romancën me Adisin, për shkak e ky i fundit më parë ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi.