Fifi shton edhe një tatuazh në këtë pjesë të trupit

Fifi realizoi një tatuazh të ri.

Artistja e njohur Fifi përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se ka realizuar një tatuazh të ri në trup.

Fifi bëri të ditur se tatuazhi i ri i saj është në dorë dhe ka shkruar fjalët “Dubito ergo cogito ergo sum!”.

Fifi së fundi ka publikuar projektin e ri muzikor bashkë me Brunon, me të cilin do të garojë në festivalin “Kënga Magjike”.

Projekti me titull “Fiksim” po pritet mirë në publik dhe ka mbi 2 milionë klikime në kanalin YouTube.