Fifi publikon me videoklip këngën e re “Akoma” (VIDEO)

Filloreta Raçi e cila me emrin artistik njihet si Fifi, sapo e ka publikuar në Youtube këngën e re.

Kënga mban titullin “Akoma” dhe vjen e realizuar edhe në anën vizuele, pra me videoklip të punuar nga produksioni Cinematic. Kjo këngë është realizuar nga producenti Apollo ndërsa tekstin e ka shkruar vetë këngëtarja.

Ajo ka zgjedhur që këngën ta publikoj pikërisht sot në ditëlindjen e saj.

Projekti i fundit muzikor i saj ishte bashkëpunimi me Mc Kreshën, kënga “Psikopatja jote” e cila mori shumë klikime. Xhirimi në skenë i këngës konkurruese për Festivalin “Kënga Magjike” është shikuar mbi 19.5 milionë herë në YouTube.