Fifi është një nga personazhet më të përfolura të momentit në mediat rozë.

Me hyrjen dhe me daljen e saj të papritur nga “Big Brother VIP” ajo shkaktoi shumë polemika dhe ende e tërheq vëmendjen me postimet e saj.

Fifi është në një lidhje me Adis Patushin, ish-bashkëshortin e Adrola Dushit.

Kujtojme se divorci i modeles së njohur shqiptare, Adrola Dushi, nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut ne vitin 2018.

Adrola u shpreh se nuk e cilësonte si gabim martesën, por vendimi i tyre erdhi në një kohë kur ishin shumë të rinj.