Fifi

Fifi ndërpret provat e vallëzimit të spektaklit “Dancing With The Stars”

Në natën e dytë të ‘Dancing With The Stars’ do të ketë për herë të parë një eliminim, e për këtë arsye konkurrentët po mbledhin forcat në prova për të dhënë më të mirën e tyre në spektaklin live.

Megjithatë duket se njëra prej tyre nuk po e ‘fiton’ ende eksperiencën e re. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Fifin, e cila gjatë provave shfaqej e lodhur aq sa u desh edhe t’i ndërpriste ato.

Në video shihet teksa partneri i saj i kërcimit, Graciano përpiqet ta motivojë por më kot.