Foto

Fifi ndan pamje me partnerin nga pushimet në Dubai

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi me të dashurin e saj. Ajo dhe Adisi kanë zgjedhur Dubain e Emirateve të Bashkuara Arabe, për të kaluar disa ditë të mira jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.

Ka qenë vet interpretuesja e hitit “Marova”, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga shkretëtirat e Safarit.

Foto: Fifi/Instagram

Në mesin e fotografive, përfshihet edhe një e tillë ku Adisi e mbështjell në krahët e tij Fifin.

“Duke eksploruar dunat me dashurinë time”, ka shkruar këngëtarja me origjinë nga Ferizaj në mbishkrimin e fotografive.

Çifti përndryshe shpallën fejesën e tyre në një prej mbrëmjeve të Dancing With The Stars, ku Adisi i propozoi martesë në transmetim direkt të dashurës së tij.