shkruan

Fifi: Lëri të ikin, ti meriton dikë që do dojë të rrijë…

Ka qenë njëra nga personazhet më të komentuara gjatë vitit që lamë pas.

Këngëtarja nga Ferizaji ishte mjaft e përfolur posaqërisht gjatë kohës së fundit me pjesëmarrjen e saj në “Kënga Magjike”

Përveç sukseseve në muzikë, ajo nuk lë anash as fansat në rrjetet më të frekuentuara sociale, e cila publikon imazhe të llojllojshme.

Në postimin e fundit ka habitur paksa gjersa shkruan disa fjalë të çuditshme që nuk dihet se për çfarë është fjala.

“Lëri të ikin… Ti meriton dikë që do dojë të rrijë dhe nëse nuk ia kërkon..!”, janë fjalët e saj.

Fifi poashtu ka qenë e ftuar në programin special të “Mirage”, ku ka folur për 12 muajt e vitit 2018 të saj.