Fifi kërkon të largohet nga Big Brother, lë takim me psikologen

Minuta më parë ka ndodhur një debat i ashpër mes Fifit dhe Granitit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Menjëherë pas sqarimit me Granitin, Fifi ka shkuar në dhomën e rrëfimit për të folur me njerëzit e produksionit.

“Kom lyp me u largu nga shtëpia. Nuk po mundem më me përballu, kërkova takim edhe me psikologen”, u shpreh Fifi.

Debati mes Fifit dhe Granitit ndodhi për shkak se futbollisti nga Kosova kishte ngacmuar Semin mëngjesin e ditës së sotme.