Fifi i bën kërkesë publike artistit të njohur të këndojë në dasmën e saj

Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi është prej disa muajsh në një lidhje me Adis Patushin.

Së fundmi, këngëtarja ka surprizuar me një deklaratë duke lënë të kuptohet se ajo dhe Adisi po mendojnë të hedhin një hap të rëndësishëm siç është martesa.

Përmes një fotoje që ka publikuar në Instagram, ajo i ka bërë thirrje publike këngëtarit të njohur Labinot Tahirit. “Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”, ka shkruar këngëtarja në postimin në Instastory gjatë një prej koncerteve të tij.