Fifi: I bëj thirrje të gjithë atyre që janë marrë me mu të merren me çështje më të mëdha

Fytyra të shumta publike reaguan për dhunimin e 11 vjeçares dje në Prishtinë.

Në mesin e personazheve publike është artistja Filloreta Raçi e njohur në publik si Fifi, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi të gjatë në Instagram ajo i kërkoi të gjithë atyre që merren me jetën e saj private që të merren me çështje më të mëdha si përdhunimi.

“I bëj thirrje të gjithë atyre që janë marrë më mu merruni me çështje më të mëdha si përdhunimi i vajzave të mitura”, shkroi ajo ndër tjerash.

Theksojmë se qytetarët kanë organizuar edhe një protestë e cila pritet të mbahet nesër në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me fillim nga ora 12:00. /Lajmi.net/