Fifi

Fifi flet për raportet me Adrola Dushin: Unë nuk kam ndërhyrë e as prishur një marrëdhënie

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë së fundmi e ftuar në një nga kronikat e përjavshme të emisionit “Prive”.

Ajo i është përgjigjur mbi 25 pyetjeve që lidhen me jetën e saj personale dhe profesionale, ku nuk kanë munguar edhe pyetjet për të cilat publiku është shumë kureshtar.

Një ndër to ka qenë edhe kureshtja për raportet që këngëtarja ka me Adrola Dushin, e cila është ish-gruaja e partnerit të saj, sipërmarrësit Adis Patushi.

“Shyqyr Zotit, ne e kemi një marrëdhënie shumë korrekte me njëra-tjetrën për hatër të çunit edhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Ajo është super gocë, është fantastike edhe si femër…përveçse dua të them se ajo është edhe një nënë shumë e denjë dhe pse jo do ia kisha marrë këshillat për çunin tim”, deklaroi Fifi.

Fifi dhe Adis Patushi (Foto: Instagram)

Interpretuesja e hitit “Marova” foli edhe për komentet e njerëzve, duke thënë se janë tërësisht të panevojshme, pasi njohja e saj me partnerin erdhi shumë vite pasi ai ishte ndarë nga Adrola.

“Unë as nuk është që kam prishur ndonjë marrëdhënie as nuk kam hyrë në ndonjë marrëdhënie, përkundrazi unë e kam gjetur AAdisin në një periudhë shumë të largët prej momentit kur ai i ka ndarë rrugët me Adrolën. Pse unë e kam përzgjedhur atë njeri, e kam përzgjedhur sepse ai përmbysh gjysmën time, edhe unë jam shumë e lumtur që e kam në krah”, tha Fifi.

Në këtë situatë, Fifi ka qenë një shembull i mirë i një personi që mund të ruajë një raport të mirë me ish-gruan e partnerit të saj dhe të krijojë një atmosferë harmonike në mesin e tyre. Ajo ka treguar një nivel të lartë maturie dhe emocionale dhe ka vepruar në mënyrë të qetë dhe të urtë në të gjitha situatat që mund të kenë ndodhur.