Fifi

Fifi flet për paragjykimet ndaj Trixës: Ndaluni, mos gjykoni ndjenjat e njerëzve

Të premten Trixa u eleminua nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ajo është paragjykuar shumë nga publiku për lidhjen romantike me Donaldin.

Që nga eliminimi i saj këngëtarja ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me gjithë situatën.

Madje u tha se Beatrix është në gjendej të rënduar emocionale që kur u largua nga gara e Big Brother VIP dhe kjo ishte edhe arsye që u tha për mungesën e saj të djeshme në emisionin ‘Fan Club’.

Por ky trekëndësh ka vazhduar të komentohet madje edhe mes personazheve publike.

Një koment dhe për të gjitha paragjykimet që janë bërë për këtë së fundi e ka bërë edhe këngëtarja e njohur, Fifi, e cila po ashtu ishte pjesë e Big Brother VIP.

Në një ‘live’ në Instagram, këngëtarja nga Kosova tha se njerëzit asnjëherë nuk duhet gjykuar për ndjenjat e tyre dhe se nuk është në rregull ajo që po bëhet ndaj Beatrix nuk janë

‘Nuk është mirë të hidhet kaq shumë pluhur përmbi një femër, si për Trixën, si për Borën, si për cilëndo, vetëm ndaluni, gjykoni lojën e njerëzve, jo ndjenjat e tyre sepse kjo nuk është normale’, ka thënë Fifi.

Kujtojmë që për gjendjen e saj jashtë shtëpisë është shqetësuar edhe Donaldi.