Fifi flet për marrëdhënien që ka me djalin e partnerit të saj

Artistja shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi krahas një karrierë të suksesshme muzikore, prej muajsh po shijon edhe një histori të bukur dashurie.

Pas daljes nga Big Brother VIP, autorja e hitit “Hana” u njoftua me partnerin e saj aktual, Adis Patushi, e me të cilin nuk mungojnë daljet publike dhe dedikimet në rrjetet sociale.

Ndonëse Fifi njihet prej vitesh falë muzikës së saj dhe zërit unik, as Adisi nuk ishte i panjohur për publiku.

Foto: Adis Patushi/Instagram

Përveç një biznesmen, Adisi më parë ishte i martuar me modelen shqiptare, Adrola Dushin, me të cilën ka një djalë.

E ftuar së fundmi, në emisionin “Zemër Luana”, Fifi u pyet pikërisht për marrëdhënien që ka me djalin e Adisit.

“Unë kam super marrëdhënie me të, por nuk do flas më shumë për këtë sepse nuk dua që të flitet far për këtë pjesë”, ka thënë Fifi.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe të vitit, këngëtarja është duke punuar vazhdimisht për këngë të reja, e fundit është “Refuzuar” që u lansua pak ditë më parë.