Reagim

Fifi e ashpër ndaj Xhulit: Të lutem më lër ta shijoj këtë eksperiencë e mjaft me vrerë e helm (Foto)

Fifi po vazhdon pjesëmarrjen e saj në “Dance With The Stars”.

Xhuli u eliminua pak javë më parë nga ky format, dhe së fundi ka bërë një deklaratë lidhur me këngëtaren, shkruan lajmi.net.

Në një intervistë tek “Natën me Aulonën” ajo tha që me shumë siguri spektaklin do e fitojë Fifi prej historisë që ajo ka ma Top Channel.

Kësaj i ka reaguar Fifi, teksa i ka kërkuar që mos të tregojë histori të pavërteta dhe të njollosi emrin e asaj.

“E dashur Xhuliana Nura nuk te hoqa unë nga “DWTS” e as Arnita, as Atalanta, as Enxhi, as Irgeni, as Eni e as Sardi. Nga “DWTS” hoqe veten pikërisht se nuk i dhe këmbëve po gojës. Po të lutem e dashur mos ma njollos punën qe jam duke bërë, sakrificën dhe përkushtimin ndaj këtij spektakli dhe jo vetëm mua. Më duket se je e paqartë me formatin e “DËTS”. Aty voton një juri profesioniste, qe ti e fyeve. Dhe një publik që unë e kam bërë për vete për vite të tëra në skenë me artin dhe punën time. Është një produksion që të ruajti shumë dhe nuk të nxorri prapaskenat e tua të cilat ti i di shumë mirë. Po harron që ke nënshkruar një kontratë dhe po flet më shumë se sa duhet vetëm se nuk vazhdove garën më tutje. Po nxjerr disa të pavërteta që nuk të takojnë fare t’i diskutosh. Po flet në çdo vend me shumë kompetenca sikur u përballe dhe fole me shume VIP-a gjë që nuk është e vërtetë. Juria nuk më flet vetëm mua. Ju flet të gjithëve. T’kanë fol dhe ty. Se janë njerëz nuk janë robotë. Të tha ty Ilir Shaqiri që je përfaqësuesja më e denjë e Kosovës. Jo mua meqenëse më paska mbajtur me mik. Të tha ty Lori Bala që ke posturë shumë perfekt, jo mua meqenëse më paska mbajtur me mik. Të tha ty Olta Gixhari sa e mirë je dhe sa e pastër në çdo kërcim që ke bërë, jo mua meqenëse më kanë mbajtur me mik. T’ka dhënë ty Valbona Selimllari pikë më shumë se sa mua meqenëse me paskan mbajtur me mik. Të lutem Xhuliana Nura më lër ta shijoj këtë eksperiencë e mjaft me vrerë e helm. Më vjen shumë keq që nuk e shijove këtë eksperiencë dhe që nuk e more më të mirën. Po fitova, do fitoj se punova shumë fort dhe e kam një publik që po kënaqen me mua. Jo sepse paskam një histori me Top Channel dhe duhet të ma japin se nuk e meritoj unë po dikush tjetër. NUK JAM RASTI UNË SHOQE!”, ka shkruar ajo.