Fifi e Adisi “u bënë bashkë” me Adrolën në festën e Xhensilës (FOTO)

Ditë më parë, këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj, ka festuar njëvjetorin e themelimit të markës së saj, ndërsa me këtë rast ajo organizoi edhe një festë të mbushur me personazhe publike.

Madje, në ndejën e Xhensilës diçka që po merr vëmendje akoma është edhe fakti se aty ndodheshin edhe tri figura publike goxha të përfolura në mediat rozë e sidomos për marrëdhëniet mes tyre.

Bëhet fjalë për çiftin, këngëtaren Fifi dhe Adis Patushin si dhe modelen Adrola Dushi, e cila është ish-bashkëshortja e këtij të fundit.

Myrtezaj nuk ka ngurruar të bëjë foto me të ftuarit e vet, si me çiftin Fifi e Adisi, po ashtu edhe me ikonën e bukurisë, Dushi – veçse me shkrepje të ndara.

Akoma nuk dihet nëse janë përshëndetur ose takuar mes vete treshja e lartcekur. Nga martesa me Adis Patushin, Adrola Dushi ka një djalë të quajtur Troi.

Dyshja i patën dhënë fund marrëdhënies së tyre pak kohë pasi djali i tyre kishte ardhur në jetë.