Fifi dhe Young Zerka paralajmërojnë një bashkëpunimin të ri

Sezoni i verës po sjell një numër të madh bashkëpunimesh mes artistëve vendor.

Shumë nga emrat më të njohur të estradës janë bërë bashkë për duetet e kësaj vere.

Një i tillë po vjen edhe nga këngëtarja Fifi dhe artisti nga Shqipëria Young Zerka.

Kështu ka paralajmëruar Fifi përmes një postimi në logaarinë e saj të Instagramit, ku ka ndarë një imazh përkrah Zerkës.

“Lali”, po vjen”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e fotos, teksa dyshja shihen të veshur me shumë stil.

Të shumta kanë qenë komentet nga ana e fansave që me padurim presin një projekt të ri nga artistët.

Kujtojmë që ky do të jetë bashkëpunimi i dytë për ta, dyshja në vitin 2020 sollën këngën “Pa gajle”, që u mirëprit nga publiku. /Telegrafi/