Fifi bën që të komentohet edhe për paraqitjen e dukjen në Big Brother VIP

Ajo është njëra nga artistet shqiptare që po bën bujë të madhe me hyrjen e saj në Big Brother VIP.

Bëhet fjalë për këngëtaren Filloreta Raçi-Fifi, e cila gjatë këtyre ditëve është komentuar mjaft shumë për veprimet, paraqitjen e po ashtu edhe rrëfimet e bëra.

E njëjta këtë vit u komentua në masë të madhe edhe për ndryshimin që bëri në dukje meqenëse hoqi plot 15 kilogramë.

Megjithatë, ylli me prejardhje nga Ferizaj këto ditë mori vëmendje me pamjen në Big Brother duke e parë ‘live’ dhe më nga afër.

Kjo ka bërë që të shpërndahet gjithandej e të marrë reagime nga më të ndryshmet në rrjete sociale.

Sidoqoftë, po vazhdon të jetë njëra nga banoret më aktive që po ngjall dyshime për një lidhje të re me ish-futbollistin, Granit Cana.