FFK konfirmon: Shtyhet ndeshja Prishtina – Trepça’89

Komisioni i Garave i FFK-së, ka vendosur që ndeshja e javës së 9-të ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës’89 të shtyhet në afat të pacaktuar.

Ky vendim është marrë për shkak se gjendja e fushës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është në gjendje kritike dhe inspektori i UEFA-s nuk ka lejuar as mbajtjen e stërvitjeve zyrtare për ekipet kombëtare U17, në turneun kualifikues të Evropianit, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe në stadiumin “Zahir Pajaziti”.